“Jetoj për golin”/ Armando Sadiku zbulon ëndrrën e tij: Dua të thyej rekordin e Bogdanit

Armando Sadiku është një nga ata sulmues që e di mjaft mirë si ta nuhasë golin. Këtë e ka dëshmuar shpesh në fushën e lojës, si me ekipet ku ka luajtur ashtu edhe me fanellën e Kombëtares. Madje kuqezinjtë i ka ndihmuar vërtetë shumë me golat e realizuar, duke ditur si të shënojë në situate të vështira.

Në një intervistë për “Fan Zone”, Sadiku ka zbuluar edhe ëndrrën e tij në Kombëtare për t’u kthyer në galashënuesin më të mirë të historisë së saj. Rekordi mbahet nga Erjon Bognadi, por thyerja e saj do të ishte një ëndërr e përmbushur për sulmuesin e Malagas. Sadiku ka folur gjithashtu edhe për jetën e tij private dhe për kohën që kalon në karantinë.

“Më mungon shumë Kombëtarja, emocionet që i kam pasur duhet të kthehen përsëri tek unë. Do të ishte një nga ëndrra e mia, që ta thyeja rekordin e Bogdanit, duhet të jem realist. Unë jetoj për golin, do të ishte ëndërr e realizuar. Shpresoj që kjo situatë të kalojë dhe të kthehem me gola në Kombëtare.

Me Baren ishim pjesë e një “quiz”-i që bën klubi për dy shokët më të ngushtë. Unë duhej të thosha çfarë do të bëhet Keidi, nëse nuk do të ishte futbollist. Unë thahë se do të bëhej këngëtar. Prandaj ai nisi të këndonte himnin. Keidi për mua tha se do të bëhesha “killer”.

Në shtëpinë time gatuan bashëshortja ime, shyqyr Zotit kam rënë rehat. Gatuan më shumë ushqime nga Kosova. Dy herë në javë shkoja në Marbella, kjo është gjëja e parë që do të bëjmë kur të dalim nga karantina, kemi hequr ca para mënjanë për të shpenzuar. Shpresojmë së shpejti të martohemi, por nuk e kemi ndarë se kur do ta bëjmë dasmën. Të shohim ku do të jem vitin që vjen, pastaj do të vendosim. Këngë spanjolle? Dëgjojmë shumë këngë në dhomat e zhveshjes, regaton spanjoll, por në të vërtetë nuk po më vjen asnjë këngë në mendje”, është shprehur Armando Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/