Jetoi vetëm në hotel, Mourinho: Nuk i di punët e shtëpisë, shkoj deri te vezët e skuqura

0

Pas një periudhe si trajner i Manchester United, Mourinho do të rikthehet sërish në “Old Trafford”, por këtë herë i ulur në pankinën kundërshtare. Trajneri portugez ka folur edhe për të shkuarën e tij në Manchester, ku ka shuar edhe kureshtjen e të gjithëve për faktin përse gjatë asaj kohe vendosi të jetonte në hotel, ndërsa ambienti përreth mendonte se shkak ishte lumturia e munguar. Përgjigja është fare e thjeshtë, “special one” nuk është dhe aq special sa i përket punëve të shtëpisë.

“A është e çuditshme? Në të vërtetë nuk do të isha i lumtur nëse do të qendroja i vetëm në një shtëpi. Do më duhej të pastroja dhe unë nuk doja, më duhej të hekurosja dhe unë nuk e di si hekuroset. Nëse do më duhej të gatuaja, atëherë do kisha bërë vetëm vezë të skuqura dhe salsiçe, sepse vetëm kaq mund të bëj.

Nuk ishte thjesht një dhomë, ishte e gjitha e imja. Lashë gjthçka atje, televizorin tim, librat e mi, kompjuterin tim. Ishte një apartament por me një ‘Më sill një kafe me qumësht të lutem’ apo ‘Nuk dua të zbres poshtë për darkë, ma sillni këtu’. Atje kisha çdo gjë dhe nëse do të isha i vetëm në një apartament do të kishte qenë më e vështirë. Ishte mirë, më shumë se mirë”, ka thënë Jose Mourinho./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.