“Jeta ka këtë mënyrë të çuditshme për të na kujtuar se duhet të festojmë çdo rrahje zemre!”

0

Surprizat në jetë nuk kanë fund, si ato pozitive edhe ato aspak të tilla. Iker Kasijas i trembi të gjithë, por për fat të mirë portieri spanjoll e kaloi pa pasoja të rënda atakun në zemër.

Pafund i kanë shkruar për t’i shfaqur dashurinë që kanë për të dhe për t’i dhënë kurajo për të vazhduar përpara. Sara Karbonero ka vetëm falënderime nga zemra për të gjithë.

Gruaja e 38-vjeçarit dhe njëkohësisht gazetare e njohur në vendin iberik ka shkruar në rrjetet sociale, ndërsa tregon fjalët e vërteta që i ka thënë një mikeshë e mirë e saj gjatë këtyre momenteve të frikshme.

Për fat të mirë, gjithçka u zgjidh me një frikë të madhe. Ju falënderojmë të gjithëve për shfaqjen e dashurisë dhe shqetësimit tuaj. Siç ma kujtoi sot një mike e mirë, jeta ka këtë mënyrë të çuditshme për të na kujtuar se duhet të festojmë çdo rrahje zemre”, përfundon Sara.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.