Jepet aprovimi, në 2021 një kompeticion i ri për klubet

0

Ashtu siç ishte lajmëruar prej javësh, një komepticion i ri është duke marrë jetë nga UEFA. Këtë radhë jo më për Kombëtaret, por për klubet. Pas Champions League dhe Europa League, nga viti 2021 do të nisë edhe një komepticion i ri për klube, por emri i tij ende nuk është bërë i ditur.

Presidenti i ECA, Andrea Anjeli, në mbledhjen me krerët e klubeve në Split ka deklaruar se është dhënë drita jeshile për të nisur këtë aktivitet të ri.

Do të ishte një tjetër burim të ardhurash, por dhe një shans i mirë për skuadrat që të jenë aktive në arenën ndërkombëtare. Krijimi i kësaj lige të re, pritet që të sjellë ndryshime të vogla dhe në strukturën e Champions dhe në Europa League-s.

Liga e Europës pritet që të bëhet me 32 skuadra ashtu si Champions dhe po 32 skuadra të marrin pjesë në grupet e kompeticionin të ri që do të krijohet. Përfitimet do të rriteshin dhe do të ishte diçka fantastike për skuadrat nga vendi ynë që do të kishin më shumë shanse për të marrë pjesë në kompeticionet europiane. Në të ardhmen do të ketë më shumë detaje sa i përket këtij kompeticionin të ri që do të hedhë hapat e para në vitin 2021.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.