Jemini dhe arbitrimi i Metës ndaj Flamurtarit: Ç’ti thuash këtij arbitrimi!

Lorenc Jemini, ish-arbitër i Superiores dhe tashmë punonjës në FSHF, nuk ka mundur të dalë në mbrojtje të arbitrimit skandaloz të Kridens Metës në ndeshjen Laçi-Flamurtari, duke folur në Top-Channel, në “Procesi Sportiv”.

Një penallti për Laçin, me një faull qesharak, bëri që Jemini të deklaronte me çiltërsi: “Po e shihja Live dhe kur pashë Metën që ndali lojën dhe nxorri kartonin, gëzova. Thashë me vete Bravo, sepse mendova se ishte karton për simulim të sulmuesit të Laçit. Pastaj, kur pashë që dha penallti, u shtanga. Nuk di ç’të them, ç’ti thuash këtij vendimi, nuk e di çfarë ka menduar ky arbitër”.

Më pas Jemini komentoi edhe vendimet e tjera të dyshimta dhe sërish pati një apo 2 penallti pro Flamurtarit, për faulle më serioze se ai që solli penalltinë e Laçit. “Nuk di ç’të them, ai arbitër nuk ishte në formë, ishte në një ditë të keqe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *