Jemi vëllezër, por jo të të njëjtit gjak!

Deri përpara viteve ’90 ëndërronim të kalonim Adriatikun për të jetuar në Bel Paese (Italia), pas diktaturës kjo u bë realitet. Nga “Mbrëmjet Magjike” të Botërorit te makaronat, moda dhe filmat, për ne kanë qenë dhe janë shembulli

Nga Anton Cicani

“Ndoshta nuk do të jetë një këngë, ajo që do të ndryshojë rregullat e lojës, por dua ta jetoj kështu këtë aventurë, pa asnjë kufi dhe me zemrën në grykë…”. Zëri i Xhana Naninit dhe Edoardo Benatos në “Notti Magice”, pra “Mbrëmjet Magjike” të Botërorit 1990 padiskutim që vazhdon të kumbojë edhe në ditët e sotme në kujtesën e shqiptarëve, të cilët pikërisht pas atij viti arritën që të fitonin lirinë dhe të emigronin përtej Adriatikut, me anije, në kërkim të një ëndrre, për një jetë më të mirë dhe për të provuar… aromën europiane, pas një diktature të egër.

Shkodra, ne vitet e pas Luftes

Ekziston, madje, një legjendë urbane, e treguar shpesh nga më të vjetrit. Pikërisht në Shkodër, aty ku sot Shqipëria do të presë Italinë, për të parën herë në histori, Brenda fushës. Sepse, ky do të jetë momenti kur ata do të vijnë te ne dhe nuk do të shkojmë ne te ata… Por, të kthehemi te ajo legjendë urbane. “një ditë, gjyshja më tregoi se në nëntorin e vitit 1944, në Shqipëri, Shkodra (Scutari për Italinë) ishte qyteti i fundit që gjermanët kishin braktisur dhe i drejtoheshin ish Jugosllavisë. Për të mbrojtur tërheqjen e tyre dhe për të penguar aleatët, gjermanët majde kishin shkatërruar urat dhe minuar dy të fundit në lumin Drin dhe Buna, një magazinë armësh, arsenalin dhe çentralin elektrik.

Post vitet ’90 dhe emigrimi i madh i shqiptareve drejt Bel Paese, Italia

Gjyshja ime më tregoi se historinë e dy ushtarëve italianë, xhenierë, që kishin shpëtuar Shkodrën nga shpërthimi, duke prerë fijet e minave të instaluara. Dy ushtarët, megjithatë, pësuan fatin tragjik, pasi u kapën nga forcat gjermane dhe u varrosën gjallë, me kokën poshtë, në një gropë të hapur nga vetë ata…”. Kjo histori nuk u faktua kurrë, sepse në ato kohë dokumentet e shkruara u dogjën të gjitha, por preferojmë të ketë qenë reale… Sepse, dashuria që ndjejmë për Italinë është shumë e madhe, aq sa në nëntorin e vitit 2014, në “Marassi” të Xhenovas, mbushëm stadiumin për t’I ardhur në ndihmë personave në nevojë dhe të pastrehë, pasi Xhenova u përmbyt me baltë.

Adriano Çelentano

I dashurojmë muzikën (Adriano Çelentano, një simbol), mundohemi t’I vjedhim modën, por edhe xhentilesën. Ndjekim filmat e tyre, njohim aktorët e tyre, admirojmë kulturën e tyre, por sidomos shohim futbollin e tyre, atë Serie A që çdo të diel na bën të lëmë edhe drekat familjare, shpesh…

Madje, në vitet ’90, shumë fëmijë shqiptarë në atë periudhë, mbanin emra të futbollistëve italianë. Sot, jemi të lirë dhe të zhvilluar, por kur vëllezërit tanë përtej detit na vizitojnë, i presim me dashurinë më të madhe. E si mund të harrojmë makaronat e famshme? Apo picën? Ne, shqiptarët, të tërhequr nga kuzhina italiane dhe ata, italianët, të dashuruar pas femrave shqiptare. Sepse, sot, në Shqipëri, jetojnë dhe punojnë thuajse 20 mijë italianë. Kanë gjetur “parajsën” këtu, kanë gjetur ngrohtësinë, por sidomos një popull që thuajse 80% e kupton italishten…

Sot, në Shkodër, vijnë ata, kombëtarja katër herë kampione bote, por për ne janë vëllezërit  përtej Adriatikut, ata që na kanë qëndruar pranë, duke mos e llogaritur detin…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online