“Jemi të gjithë Kulibali”, Napoli gati suprizën

Napoli pret Bolonjën sot në orën 18:00, ndërsa “San Paolo” është gati t’i dhurojë emocione të forta Kalidu Kulibalisë. Mbrojtësi senegalez përfundoi në shënjestrën e tifozëve interistë, të cilët e ofenduan atë me kore raciste gjatë ndeshjes së “San Siros”.

Mbështetja ndaj digës së repartit difensiv të Ançelotit ka qenë shumë e madhe gjatë këtyre ditëve, ndërsa shokët e ekipit i kanë përgatitur një surprizë. Ka qenë Faouzi Gulam, mbrojtësi i majtë i Napolit, i cili ka zbuluar veprimin e ekipit gjatë ndeshjes së sotme.

Ata do të zbresin në fushë me maskën e Kulibali, duke treguar dashurinë dhe solidaritetin me shokun e tyre. Futbolli është një lojë, liri dhe në liri të gjithë janë të barabartë.

“Nuk ka rëndësi ngjyra e lëkurës. Nuk ka rëndësi feja. Nuk ka rëndësi për cilën skuadër bën tifozllëk. Futbolli, si të gjithë sportet e tjerë, është një lojë. Të gjitha lojërat janë pasion, argëtim, liri: dhe në liri jemi të gjithë njësoj! Nesër do të jemi të gjithë Kulibali!”, shkruan 27-vjeçari algjerian në faqen e tij në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *