Jemi te Barcelona! Kur edhe fati nuk të falë dhurata, Manaj duhet të mposhti 3 shokë te ekipi B

Rei Manajt dukej se i buzëqeshi fati gjatë transferimit të tij te Barcelona B. Dëmtimi i Suarezit la një boshllëk shumë të madh në sulmin katalanas që patjetër duhet mbyllur. Si i vetmi “9”-sh në skuadër, sulmuesi shqiptar shihej si një alternativë e mirë që ndoshta mund të mbulonte vendin e uruguajanit. Madje shpresat sa vijnë e rriten, teksa Barcelona u përball me një tjetër dëmtim, atë të Dembele, që me shumë mundësi do të humbë sezonin.

Kjo bëri që Setien ta përfshinte Manajn në listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion në Champions League. Duke ditur se faza e mbetur e sezonit do të jetë tepër vendimtare për klubin spanjoll, i cili duhet të luftojë në tre fronte të ndryshme për trofe, në Spanjë e kanë të qartë se Setien ka nevojë për rotacion në sulm dhe kjo mund të vijë nga skuadra B.

Por megjithatë fati nuk mund të bëjë gjithçka, duke ditur se kemi të bëjmë me një klub si Barcelna. Pavarësisht thërritjes për tu stërvitur me ekipin e parë apo golit të shënuar në kampionat, Manaj duhet të djersijë shumë për të përmbushur ëndrrën e tij. Për të arritur deri te debutimi me skuadrën katalanase sulmuesi shqiptar duhet të mposhtë konkurencën me shokët e skuadrës në ekipin B. Emra si Collado, Saveiro apo Puig do të luftojnë së bashku me Manaj për të marrë një vend në ekipin A. Collado dhe Saveiro kanë debutuar me disa minuta me fanellën e Barcelonës, ndërsa një ftesë për t’iu bashkuar skuadrës i ka shkuar edhe Puig. E parë në këtë mënyrë, Manaj duhet të tregojë për trajnerin se sa vlen në stërvitje si dhe të japë më të mirën e tij në ndeshjet me Barcelonën B për të mposhtur kështu konkurencën me shokët e tij të ekipit./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *