“Jemi kampionët në fuqi”! Menaxheri i Partizanit nuk pranon të urojë Tiranën: Stërvitje si Bayern dhe Chelsea

Menaxheri i klubit të madh në Shqipëri, Ildi Dajlani, ka qenë i pranishëm në “Fan Zone”. Aty është folur për mënyrën sesi stërvitet ekipi në këtë periudhë, teksa thuhet që Partizani është ekipi i vetëm shqiptar që po e bën një gjë të tillë online dhe ku janë pjesëmarrës të gjithë lojtarët.

“Aktualisht janë duke u stërvitur online të gjithë lojtarët dhe janë duke u ndierë mirë në këtë mënyrë. Ne jemi ekipi i parë shqiptar që po e praktikojmë një gjë të tillë dhe ftojmë edhe ekipet e tjera që të na ndjekin, pasi këtë gjë po e bën Bayerni dhe Chelsea.

Kjo është një periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne dhe po presim që jeta të fillojë normalisht. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi të madh dhe këtu merita është e të gjithëve, për ta nisur që nga shoferi i autobuzëve e deri te kuzhunierët e skuadrës”. Kur pyetet nga prezantuesi i emisionit nëse do ta urojë që tani Tiranën për titullin kampion, kthehet kjo përgjigje: “Jemi ne kampionët në fuqi”. /Sport Ekspres/