“Jemi akoma në vendin e katërt”, te Milani kanë besim!

Milani po kalon një ndër momentet më të vështirë të sezonit, teksa duket në krizë të plotë pas barazimit të fundit ndaj Udinezes në shtëpi. Tashmë, kuqezinjtë i pret Juventusi në Torino, në një ndeshje shumë delikate për fatet e ekipit të Gatuzos, për sa i përket zonës Champions.

Në kuadër të ndeshjes me bardhezinjtë, si dhe për momentin e keq që “djalli” po kalon, për mediat ka folur Injacio Abate. Mbrojtësi duket me vetëbesim dhe ka deklaruar se Milani është i katërti momentalisht dhe se do ta mbaj fort atë post.

MOMENTI – “Është një skuadër e re. E kemi nisur duke luajtur futboll të shkëlqyer, nuk duhet ta harrojmë këtë gjë. Humbja në derbi ishte zhgënjyese dhe kemi pasur vështirësi në tre ndeshjet e fundit, por është diçka që mund të ndodhë. E rëndësishme është që mos të humbasim besimin.”

NDESHJA ME JUVENTUSIN – “Na duhet të përqëndrohemi në vetëm një ndeshje. Të mos harrojmë që në katër apo pesë vitet e fundit, kemi qenë shumë larg zonës Champions. Aktualisht jemi në vendin e katërt, që do e mbajmë fort. Është diçka motivuese të luash në stadiumin e Juventusit, pasi përballemi me një nga ekipet më të mirë në Europë. Po shkojmë në Torino me synimin për të marrë pikë të rëndësishme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *