Jehona e veçantë në Bullgari për “Arenën Kombëtare” me një bukuroshe: A nuk është e bukur?

“Arena Kombëtare” është gati dhe do të mirëpres tifozët për ndeshjen e parë kundër Francës. Atje tifozët do të shuajnë kureshtjen e tyre për të parë më nga afër stadiumin e ri. Padyshim që me kushtet dhe pamjen që ofron, është një nga më të mirët në rajon.

Ndërkohë mënyra sesi një prej mediave bullgare i bën jehonë këtij stadiumi, është tërësisht e veçantë. Në pamje të parë vendoset një bukuroshe bionde dhe artikulli hapet me pyetjen: “Ajo është e bukur, apo nuk është ajo? A e dini ku është?”.

Menjëherë me hapjen e shkrimit, “Blitz.bg”, shpalos idenë e saj: “Bukuroshja bionde që shihni në foto është e panjohur. Më e rëndësishme është vendi ku është fotografia. Pikërisht marka e re që tashmë e ka marrë emrin e “Air Albania Stadium”. Gjithashtu në këtë shkrim shpalosen edhe disa detaje të tjera teknike që kanë bërë jehonë prej kohësh në mediat shqiptare. /Sport Ekspres/