Jehona deri në Venezuelë/ UEFA e klasifikon “Air Albania Stadium” në kategorinë e fundit, do luhen ndeshje të Europës

Shqipëria është duke bërë një jehonë të madhe para ndeshjes me Francën. Kjo jo vetëm për kundërshtarët që kemi përballë, por mbi të gjitha për stadiumin e ri. Bëhet fjalë për “Air Albania Stadium”, që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Madje për të shkruhet edhe në Venezuelë. “Lider en Deportes” shkruan se arena e re e Shqipërisë klasifikohet në kategorinë e katërt të stadiumeve sipas UEFA-s, që është njëkohësisht niveli më i lartë, duke u barazuar me më prestigjozet në Europë. Njëkohësisht në këtë artikull shkruhet se do të përdoret teknologjia e fundit, por edhe se ky stadium do të lihet për ndeshje të rëndësishme të Europë me pagesë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *