“Je e bukur si një gol në minutën e 90″/ Jurgen Goxhaj, i vetmi që iu gëzua dyfish humbjes së Partizanit

Nëse ka një lojtar që i është gëzuar dyfish humbjes së Partizanit në derbi ndaj Tiranës, padyshim që është Jurgen Goxhaj. Ky i fundit nuk mund ta harrojë fanellën bardheblu, megjithëse po jep kontributin me profesionalizëm te Bylisi.

Por gjithashtu edhe për ballshiotët kjo humbje e Partizanit u shkon përshtat, pasi me një fitore ndaj Flamurtarit, do ta linin pas vetes. Pikërisht për këto dy arsye dhe me Jurgen Goxhjan që asnjëherë nuk kursehet në dalje publike për dashurinë që ka për Tiranën dhe sigurisht që shkon në proporcion të drejtë me “urrejtjen” ndaj Partizanit, nuk mund të mungonte edhe reagimi në rrjetet sociale: “Je e bukur si një gol në minutën e 90”. /Sport Ekspres/