Javë vendimtare te Sopoti, pritet takimi donatorë-bashki

0

Futbollistët e Sopotit janë ende me pushime, kurse drejtuesit jo, pasi duhet të marrin disa vendime të rëndësishme për të ardhmen e ekipit. Kjo javë është shumë e rëndësishme për klubin librazhdas dhe gjithçka varet nga takimi mes donatorëve të sezonit të kaluar dhe kryebashkiakut të ri, Kastriot Gurra.

Ky i fundit është edhe presidenti i Sopotit njkohësisht dhe sportin duket e e ka përparësi. Nuk është vendosur data e saktë e këtij takimi, por mësohet se do të zhvillohet brenda javës. Pritet që kryebashkiaku Gurra t’i ftojë donatorët ta vazhdojnë punën te Sopoti, duke synuar ngjitjen e tij në Superligë.

Kuptohet që parësore për ekipin është sigurimi i financës, pasi pa të nuk mund të flitet për merkato. Në takim do të diskutohet edhe për stafin drejtues, nëse do të vazhdojë Edmond Dalipi apo do të ketë ndryshime. Një tjetër teme që do të diskutohet është edhe ajo e stadiumit, që pritet të rikonstruktohet i gjithi, falë një bashkëpunimi mes bashkisë, qeverisë dhe FSHF-së.

Mariglen Miraka

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.