Java vendimtare, Vllaznia mes provash dhe firmash

0
Lojtaret e Vllaznise duke festuar pas ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Flamurtari i Vlores, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne fushen sportive "Reshit Rusi" ne Shkoder. /r/n/r/nVllaznia's players celebrate after the Albanian Super League football match Vllaznia vs Flamurtari of Vlora, 2-1 at the "Reshit Rusi" stadium in Shkoder.

Fillimi i javës dhe vazhdimi do të jetë shumë i rëndësishëm. Piret rikonfirmimi i titullarëve, por nisin edhe provat e futbollistëve të tjerë

Gaspër MARKU

Kuqeblutë e Vllaznisë startuan të premten e kaluar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik me seancën e parë stërvitore të zhvilluar në fushën sportive të Shtojit, gjë të cilën e vijuan më pas edhe për ditën e shtunë duke pasur gjithnjë një grup të reduktuar të futbollistëve. Ndërkohë, pas së dielës që është lënë pushim nga drejtuesit, java e re pritet të fillojë me një tjetër ritëm ose e thënë më qartë java në vazhdim pritet të jetë vendimtare në drejtim të plotësimit të skuadrës me emrat e duhur. Kështu, burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme tek kuqeblutë pritet të ketë edhe firma të tjera zyrtare. Pikë së pari ajo që pritet me interes janë rikonfirmimet e futbollistëve titullarë të cilët ishin pjesë e skuadrës së sezonit të kaluar. Por, krahas kësaj që prej ditës së sotme nisë puna edhe për testimin e disa futbollistëve të cilët do të vijnë për provë. Nga sa bëhet e ditur dy të parët që janë lajmëruar të vijnë i përkasin repartit të portës. Njëri prej tyre vjen nga Mali i Zi dhe me të gjitha gjasat pritet të jetë Jasmin Agoviç,  25 vjeçari  që ka mbrojtur porten e Buduçnostit të Podgorices, një portjer me të dhëna të mira, ku ndër të tjera spikat edhe shtatlartësia e kënaqshme me 1. 93 cm. Në fakt me këtë portjer dhe menaxherin e tij drejtuesit e Vllaznisë janë takuar pak kohë më parë ku paraprakisht të dhënat flasin pozitivisht për të, por të dy palët kanë rënë dakord që Agoviç duhet të jetë patjetër pjesë e seancave stërvitore të skuadrës kuqeblu për të parë nga afër formën e tij reale. Dhe, ky moment, me nisjen e seancave stërvitore të kuqebluve tashmë erdhi dhe Agoviç pritet të bashkohet që sot me skuadrën në fushën sportive të Shtojit. Ndërsa, në lidhje me portierin tjetër që do të vijë nga Kosova për momentin nuk ka informacion në lidhje me emrin dhe nga cili klub vjen, por që edhe një portier kosovar do të vijë për provë kjo konfirmohet nga zyrtarët e klubit shkodran. Portierët në fjalë do të vëzhgohen me shumë imtësi nga stafi teknik i Vllaznisë, ndër të cilët peshën më të madhe në këtë mes për vendimmarrjen e qëndrimit apo jo si pjesë e Vllaznisë thuhet se e ka trajneri i portierëve, Avenir Dani. Natyrisht që Dani ka pjesën teknike si profesionist i portës, por më pas së bashku me trajnerin e parë Armando Cungu, administratorin Gjyrezi do të japin verdiktin zyrtar për atë që i plotëson kushtet për t’u bashkuar me skuadrën kuqeblu. Me largimin e malazezit Andrej Dragojeviç, Vllaznia ka në dispozicion dy portierët e saj, Selimajn dhe Sherrin, por për të qenë më të sigurt në këtë repart pritet edhe një tjetër, i cili me të gjitha gjasat rivalitetin pritet ta ketë me Selimajn, ndërkohë që për të riun e talentuar Sherri ka zëra që drejtuesit mund të marrin një vendim që përkohësisht ta japin me formë huazimi në skuadër tjetër të Superligës, apo edhe jashtë vendit për t’u aktivizuar.

2
portierë pritet të jenë sot në provë te Vllaznia. Në këtë mënyrë numri i “gardianëve” shkon në 4 te shkodranët. Fjala i mbetet trajnerit të portierëve Avenir Dani

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here