Java kuqezi, shtatë ndeshje në gjashtë ditë

0

Kategoria Superiore do të ndalet këtë javë, kjo për shkak se është periudha e grumbullimeve të Kombëtareve. Do të jetë një javë mjaft impenjative kuqezi, kjo për faktin se përveç skuadrës së parë në fushën e blertë do të zbresin dhe 19-vjeçarët e Erion Bogdanit, si dhe Shpresat e Alban Bushit.

Plot 7 ndeshje në gjashtë ditë do të zhvillojnë kuqezinjtë, duke nisur që nga data 10 tetor deri në 16 tetor. Do të jetë skuadra e 19-vjeçarëve ajo që do të zbresë në fushë e para, pasi të mërkurën në orën 14:00 në “Niko Dovana” do të presin homologët e tyre nga Ukraina. Pak orë më vonë, saktësisht në 20:00, do të jetë skuadra e Kristian Panuçit apo që do të sfidojë Jordaninë në “Elbasan Arena”. Një ditë më vonë, të enjten në orën 19:00 në “Selman Stërmasi” është radha e 21-vjeçarëve që të mirëpresin Spanjën, në një ndeshje shumë të vështirë.

Më 13 tetor, këtë herë në orën 12:00, do të jetë sërish skuadra e 19-vjeçarëve që në Durrës do të sfidojë Sllovakinë. Më pas do të jetë radha skuadrës së parë të kuqezinjve që të ndeshen me Izraelin në transfertë, takim ky i vlefshëm për Ligën e Kombeve, takim ky i programuar për të dielën në orën 20:45.

Në datën 16 tetor do të luhen dhe dy ndeshjet e fundit. Sërish skuadra e Bogdanit do të mbyllë fazën kualifikuese ndaj Norvegjisë, sërish në Durrës, në orën 14:00, ndërsa 4 orë më vonë në fushë mbyllin javën kuqezi 21-vjeçarët, të cilët do të ndeshen me Estonin.

 

KALENDARI I PLOTË

10 tetor/ 14:00/ “Niko Dovana”
Ukrainë U19 – Shqipëri U19

10 tetor/ 20:00/ “Elbasan Arena”
Shqipëri – Jordani

11 tetor/ 19:00/ “Selman Stërmasi”
Shqipëri U21 – Spanjë U21

13 tetor/ 12:00/ ”Niko Dovana”
Sllovaki U19 – Shqipëri U19

14 tetor / 20:45/ Izrael
Izrael – Shqipëri

16 tetor/ 14:00/ “Niko Dovana”
Shqipëri U19 – Norvegji U19

16 tetor/ 18:00/ Estoni
Estoni U21 – Shqipëri U21

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.