Java e Hallaçit, mbush 200!

0

Çdo ekip ka lojtarin e tij simbol, ose siç trajneri Ernest Gjoka preferon ta cilësojë, ka flamurin e tij. Te verilindorët flamuri i skuadrës mund të quhet me plot gojë kapiteni Rraman Hallaçi. Luan për ekipin e qytetit të tij të lindjes sezonin e pestë dhe është një lider i padiskutueshëm në fushë. Pa fjalë dhe punëtor, kapiteni i verilindorëve i ka arritur të 33-at, megjithatë ka deklaruar se gjunjët e mbajnë ende dhe së paku edhe sezonin e ardhshëm do të jetë në futbollin e luajtur.

Hallaçi ka nisur së bashku me shokun tij të repartit, Ylli Shametin, kursin e trajnerit, por kjo është diçka normale, për të mos humbur kohë. Te Kukësi është lojtari me më shumë prezenca, 198. Një numër mjaft i madh, duke pasur parasysh se është e vështirë, që një lojtar të luajë kaq gjatë me një skuadër. Kjo javë mund të jetë sublime për Hallaçin, i cili ka mundësinë të kapë numrin 200 të ndeshjeve të luajtura me Kukësin.

Në mesjavë do të luhet ndeshja me Flamurtarin dhe në fundjavë do të jetë ajo me Korabin, ku 33-vjeçari do të luajë ndeshjen e 200-të, nëse do të aktivizohet. Gjasat janë që një ceremoni e vogël do të kryhet para ndeshjes me Skënderbeun, që zhvillohet një javë më pas në “Zeqir Ymeri”. Tifozët e Kukësit e kanë idhull kapitenin e tyre.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.