Java e 16-të me takime rivalësh, ja kalendari i së Dytës

Me rezultatet që u arritën në javën e 15-të, të gjitha skuadrat treguan se sa janë përgatitur në dy muaj pushime dimërore pa ndeshje zyrtare. Ndërkohë tani mendohet për javën e 16-të, që në të dy grupet ka një kalendar shumë interesant.

Kjo sepse do të ndeshen mes tyre ato që synojnë kreun e grupit, por edhe skuadra nga e njëjta prefekturë, në ndeshje të konsideruara derbi. Do të jenë kështu dy përballje të ndezura.

Në Grupin A, e veçantë është sfida Tërbuni-Luzi 2008. Të dyja janë barazuar me pikë, por pukjanët ishin pushim në javën e 15-të. Në ndeshjet e tjera, Partizani B pret Sopotin e Librazhdit, një ndeshje që i afron me vendin e 3-të në këtë grup. Favorite duken skuadrat pritëse në këtë javë. Ada ndoshta do të ndalë Spartakun, ndërsa Klosi do të fundosë Internacionalin në vendet e fundit të renditjes.

Ndërsa në Grupin B, Maliqi-Devolli është “derbi” i prefekturës së Korçës, një ndeshje ku devollinjtë e Stavri Nicës do të provojnë forcat për kreun, nëse Shkumbini kryesues gabon në Tepelenë. Ndeshja tjetër është “derbi” i prefekturës së Gjirokastrës, që do të luhet në Përmet.  Përmetarët vendas do të presin Këlcyrën. Albpetroli luan me Termin, kurse Delvina me Gramozin në Ersekë.

AGRON KAJA

KATEGORIA E DYTË – Java 16

GRUPI A
E diel, 3 mars 2019
Partizani B-Sopoti       14:00
Vllaznia B-Kukësi B     14:00
Tërbuni-Luzi 2008      14:00
Klosi-Internacionali    14:00
Ada-Spartaku              14:00
Tirana B dhe Gramshi pushim

GRUPI B
E diel, 3 mars 2019
Maliqi-Devolli             14:00
Përmeti-Këlcyra         14:00
Butrinti-Naftëtari       14:00
Tepelena-Shkumbini 14:00
Gramozi-Delvina        14:00
Memaliaj-Skrapari      14:00
Termi-Albpetrol          14:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *