Java e 16-të është “zjarr”, zbuloni planin e Superiores

Rivaliteti është mjaft i madh si për vendet e para ashtu dhe për fundin e tabelës në Katgorinë Superiore. Katër ekipe luftojnë për të mbijetuar, ndërsa gjashtë të tjera synojnë Europën dhe titullin. Diferencat mes skuadrave janë të vogla dhe java e ardhshme rezervon përballje vërtetë shumë të forta.

Të premten kampionët e Skënderbeut do të sfidojnë ekipin e Kukësit nënkampion. Mbetet për t’u përcaktuar se ku do të luhet ky takim, pasi siç dihet Kukësi nuk e ka një shtëpi fikse. Sipas programit fillestar, kjo përballje do të luhet në mesditë, saktësisht në orën 14:00. Gjasat janë që kuksianët të përdorin fushën e Kamzës edhe për këtë ndeshje.

Të shtunën do të jetë radha e skuadrave të kryeqytetit për të luajtur. Tirana do të presë Kastriotin në “Selman Stërmasi” në orën 14:00. Krutanët kanë skuadra e cila renditen menjëherë pas bardhebluve dhe pritet një duel “i nxehtë”.

Partizani ka një provë të vërtetë me Teutën e cila është skuadra më në formë e momentit me 8 ndeshje pa humbje. Bregdetarët do synojnë të hedhin kandidaturën për titull, ndërsa të kuqtë duan të shfrytëzojnë përplasjen e Kukësit me Skënderbeun për t’u shkëputur akoma dhe më shumë.

Një ditë më vonë do të jetë Kamza, që do të presë Luftëtarin. Një ndeshje direkte për mbijetesë, me skuadrat që në përbërje kanë mjaft cilësi, por që janë mjaft të dëshpëruara për pikë.

Skuadrat e fundit që do të zbresin në fushë do të jenë Laçi e Flamurtari. Kurbinasit janë vetëm 4 pikë para vlonjatëve dhe sfidat mes këtyre dy ekipeve kanë prodhuar gjithnjë rivalitet.

Kategoria Superiore – Java 16

E premte, 7 dhjetor
14:00 | Kukësi-Skënderbeu

E shtunë, 8 dhjetor
14:00 | Tirana-Kastrioti
17:00 | Teuta-Partizani

E diel, 9 dhjetor
14:00 | Kamza-Luftëtari
17:00 | Flamurtari-Laçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *