Jashanica konfirmon “bombën” e UEFA-s: Pres vendimin e klubit

Bajram Jashanica ka qenë në dijeni të lajmit se ka rezultuar pozitiv në një kontroll anti-dopingu në sfidën kundër Jang Bojs në Europa League.

Për “Sport Ekspres”, mbrojtësi i Skënderbeut flet për këtë çështje, duke lënë gjithçka në dorë të klubit: “Po, kam mësuar që kam rezultuar pozitiv për një ilaç të përdorur pak muaj më parë, nuk kam ç’të them. Realisht, nuk e kemi ditur që kemi përdorur ndonjë medikament të ndaluar, ndaj tashmë të shohim, klubi do të vendosë për procedurën e mëtejshme, duhet të flasim me UEFA-n”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *