Jashanica e nis titullar, ka balotazh mes Muzakës e Takut

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, pas përfundimit të seancës së fundit stërvitore, nuk ishte i bindur plotësisht për 11-shin që do të hedhë sot në fushë. Ai i ka të gjithë lojtarët të gatshëm dhe është e vështirë të zgjedhë titullarët mes këtij grupi kaq të madh lojtarësh cilësorë. Mësohet se sot do të kthehet titullar pas një mungese disajavore Bajram Jashanica, i cili e ka kaluar dëmtimin. Me rikthimin e tij në fushë, do të thotë që Fidan Aliti do të ulet në stol. Por ka edhe një balotazh mes Gjergji Muzakës dhe Afrim Takut. Njëri prej tyre luan titullar dhe tjetri ulet në stol. Trajneri Daja ka menduar që këtë ta vendosë pikërisht sot, pak orë përpara fillimit të takimit. Formacioni nis me Shehin në portë, për të vazhduar me Jashanicën, Vangjelin, Radasin dhe Micin në mbrojtje, njërin mes Muzakës dhe Takut, Osmanin dhe Lilajn në mesfushë, dhe Gavazajn, Xhejmsin dhe Souenë në sulm.

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut

Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka, Osmani, Lilaj (Taku) – Gavazaj, Xhejms, Soue

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *