Jang nderon Junajtidin, ndalet Totenhami

Një gol në pjesën e dytë u jep fitoren “Djajve të kuq”, që nuk kanë shkëlqyer. Herri Kejn nuk i mjafton Totenhamit

Mançester Junajtid ka kaluar frikën e madhe dhe ka mundur 1-0 Brajtonin duke qëndruar i vetëm në vendin e dytë në Premier Ligë. Në një ndeshje të dominuar jo nga Junajtid, por nga Brajtoni, shpëtimtari i fundjavës për Murinjo ka qenë Eshli Jang.

Sulmuesi i krahut ka shënuar në pjesën e dytë (66’). Junajtid ka qenë dhe me fat, teksa gjuajtja e Jang është devijuar dhe më pas ka përfunduar në rrjetë.

Për Jang ky ishte goli i parë pas 18 muajsh me fanellën e Mancecsterit. Deri në momentin e golit takimi është dominuar nga miqtë. Edhe pas golit të Mançesterit, Brajtoni nuk ka hequr dorë nga takimi dhe i është afruar barazimit, por pa mundur. Me këtë fitore Junajtid ngjitet i dyti në Premier me 5 pikë pas Sitit që luan nesër.

Ndalet Totenhami – Krejt ndryshe ka ndodhur me Totenhamin, që këtë herë ka ngecur në fushën e vet përballë Uest Bromit. Këtë herë as Herri Kejn nuk i ka mjaftuar “Gjelave” të Londrës, që janë detyruar të ndjekin Uest Bromin.

Uest Bromi edhe pse pa trajner ka bërë surprizën në Londër, duke kaluar i pari në epërsi me Salomon Rondon (4’). Totenhami është detyruar të ndjekë dhe i janë dashur 74 minuta lojë për të thyer Ben Foster. Por vetëm kaq, sepse nuk kanë mundur të shënojnë golin e fitores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online