Janë zhytur në borxh prej 429.1 milionë paundësh, Manchester United ngre padi për lojën Football Manager

Manchester United ka vendosur të ngrejë padi për prodhuesit e lojës së njohur Football Manager. “Djajtë e kuq” pretendojnë se marka e tyre tregtare është shkelur, teksa krahas emrit të klubit nuk shfaqet logoja e tyre. Sipas United njerëzit kërkojnë të shohin stemën e Manchesterit përkrahë emrit të skuadrës dhe kjo gjë sjell zgjënjim te ta. Për këtë motiv “djajtë e kuq” kanë vendosur të ndjekin rrugë ligjore kundrejt Sega Publishing dhe Sports Interactive.

Ndërkohë këta të fundit i janë kundërpërgjigjur gjigantëve anglez se përdorimi i emrit të klubit është një referencë e ligjshme për Manchester United në një kontekst futbolli. Madje shtojnë se pala nga “Old Trafford” nuk është ankuar për përdorimin e emrit të tyre as në seritë më të shitura të lojës që nga viti 1992, kur njihej si Championship Manager.

Një fakt ky që ndoshta tregon se klubi i Manchester United po përpiqet të gjejë të ardhura, duke qenë se gjendet në një krizë vërtet të madhe. “Djajtë e kuq” bënë me dije pak ditë më parë se borxhi neto i tyre ka kapur shifrën e lartë prej 429.1 milionë paundësh, që është vërtetë shqetësuese për skuadrën e Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *