Janë shitur të gjitha biletat me Francën, Jupi: E trishtë nëse nuk do të mbushet me Andorrën

Shqipëria do të luajë ndaj Francës për herë të parë në “Arenën Kombëtare”. Një stadium i tejmbushur pritet të jetë, ndërsa kureshtja është e madhe edhe për të parë shtëpinë e re të Kombëtares.

Në emisionin “Procesi Sportiv”, është raportuar se janë shitur thuajse të gjitha biletat për përballjen ndaj Francës. Ndërkohë Redi Jupi është shprehur se do të ishte e trishtë nëse stadiumi nuk do të mbushej nga tifozët në “Elbasan Arena” kundër Andorrës.

“Do të jetë e trishtë nëse nuk do të mbushet stadium të paktën 70% ndaj Andorrës. Sado të shiten biletat ndaj Francës, pasi ekipi kombëtar 5-6 ndeshje ka në gjithë vitin. Kjo tregon edhe kontributin që jep ti për Kombëtaren. Unë do të doja që te “Arena Kombëtare” të shoh edhe ekipet e kryeqytetit, megjithëse do të ketë qera të lartë”, ka thënë Redi Jupi. /Sport Ekspres/