“Janë në bisedime për ta blerë Kamberin”, ish-futbollisti i sigurt: Nuk do i refuzonin paratë

E ardhmja e Florian Kamberit ende mbetet një mister. Sulmuesi shqiptar u largua nga Rangers pas përfundimit të huazimit, duke e kthyer sërish te klubi i Hibernian. Por vera pritet të jetë vendimtare për futbollistin e Kombëtares kuqez.

Ish-futbollisti Noel Whelan ka thënë për “Football Insider“ se ekipi i Gerrard është në bisedime për të blerë karonin e 25-vjeçarit. Whelan shprehet i sigurt për këtë fakt dhe në një rast të një ofertë zyrtare Hibernian nuk do i thoshte “jo” transferimit të Florian Kamberit.

“Hiberniani është ende në elitën e Skocisë dhe ndoshta e duan sërish mbrapsht (Kamberin), Ndoshta ndihen se i duhet sezonin tjetër. Nuk janë të detyruar ta shesin. Gjithsesi, nëse Steve Gerrard mendon të përmirësojë ekipin e tij, atëherë jam i sigurt se do të kërkojnë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.

Në këtë mënyrë Hibernian do të ketë paratë në bankë dhe Rangers do të ketë lojtarin për parapërgatitjet e sezonit. Jam i sigurt që janë duke u zhvilluar bisedime dhe Hibs mund të mos i refuzojnë paratë”, ka thënë Whelan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *