Janari i mallkuar, Interi kthehet 63 vite pas

Interi pësoi një humbje të turpshme pasditen e sotme, teksa Bolonja e nxorri pa pikë nga përballja në “San Siro”. Ndeshja e katërt për ekipin zikaltër në këtë vit të ri kalendarik dhe për të katërtën herë me radhë ata kanë dalë pa fitore.

Tre ndeshje të luajtura në Serie A dhe një në Kupën e Italisë, ku u eliminuan nga Lacio pas llotarisë së 11-metërshave. Bilanci është katastrofik në kampionat për ekipin e Spaletit. Në të tre ndeshjet e luajtura nuk kanë shënuar asnjë gol dhe kanë pësuar dy. Gola,që kanë sjellë humbje në ndeshjet ndaj Torinos dhe Bolonjës së fundmi.

Inter ende nuk shënon në këtë vit të ri dhe kjo sjell në anën e ekipit zikaltër një rekord negativ, që nuk ndodhte që nga viti i largët 1956. Pra, është e para herë që nga viti 1956, që Interi nuk shënon gol në tre ndeshjet e para të Serisë A për vitin e ri kalendarik. Ekipi nga Milano, duket në errësirë totale…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *