James Harden është “bishë”, Bucks likuidojnë edhe Brooklyn Nets

0

Houston Rockets ka mposhtur Phoenix Suns me rezultatin 110-118, ndërkohë që nuk vihet në diskutim se kush ka qenë më i miri në parket. James Harden ka shkëlqyer, teksa ka realizuar 44 pikë dhe ka regjistruar edhe 6 asiste e 8 topa të rikuperuar. Suns ishin të pafuqishëm të bënin diçka, pasi tre periodat e para u mbyllën me epërsinë e Rockets. Në fund veçse u ngushtua diferenca, pasi miqtë nuk e vunë në diskutim për asnjë moment fitoren.

Giannis Antetokounmpo është lideri i Milwaukee Bucks. 30 pikë, 9 asiste dhe 15 topa të rikuperuar prej greko-nigerianit. Skuadra e tij kaloi me sukses Brooklyn Nets, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin 94-113. Indiana Pacers ka bërë detyrën duke fituar 107-109 kundër Neë Orleans Pelicans.

Surprizuese ka qenë humbja e Denver Nuggets, që u thye 129-103 nga Detroit Pistons. Andre Drummond bëri një ndeshje mjaft të mirë, pasi shënoi 27 pikë dhe rikuperoi 12 topa. Gjithashtu ai asistoi tre herë për shokët e tij. Edhe Stanley Johnson spikati për Pistons, pasi arriti të realizonte 21 pikë. Nuggets shënuan në periodën e parë dy pikë më shumë se vendasit, që më pas morën lojën nën kontroll dhe fituan.

Washington Wizards-Atlanta Hawks u mbyll 129-137, por ajo çka bie në sy në këtë takim është fakti që për miqtë kanë shënuar të 11 basketbollistët që zbritën në parket. Vetëm dy prej tyre realizuan më pak se 10 pikë. Kjo i dha edhe fitoren ndaj Wizards. Sacramento Kings ka regjistruar triumf kundër San Antonio Spurs, madje me rezultatin 127-112.

Detroit Pistons-Denver Nuggets 129-103
Washington Wizards-Atlanta Hawks 129-137
Brooklyn Nets-Milwaukee Bucks 94-113
New Orleans Pelicans-Indiana Pacers 107-109
Phoenix Suns-Houston Rockets 110-118
Sacramento Kings-San Antonio Spurs 127-112

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg