“Jam tifoze e Tiranës”, flet Manastirliu: Futbolli në Shqipëri? E largët dita

0

Shqipëria ka nisur në fazën e lirimit të masave, por futbolli sërish nuk dukej në listën e gjatë të qeverisë. Sporti është një temë që kohët e fudnit është shmangur shpesh dhe është lënë pa një përgjigje. Por këtë herë Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vendour të flaës edhe sa i përket kësaj çështjeje. Në një intervistë për “Procesi Sportiv” Manastirliu shuan shpresat për një rinisje të afërt të aktiviteteve  sportive në vendin tonë.

Sipas saj gjithçka do të vendoset me një komitet ekspertësh dhe vendimet aktuale shërbejnë për të mbajtur të mbrojtur edhe vetë sportistët, ndërsa shprehet se aktivitetet sportive konsiderohen me risk të lartë. Megjithatë fjala e fudnit nuk është thënë ende, pasi Ministria tregon se nuk ka ende një model që do të ndiqet, qoftë ai i Francës apo i Gjermanisë, dhe se kjo do të diktohet nga ecuria e pandemisë në Shqipëri.

“Unë jam vetë sportdashëse, kështu që njësoj si të gjithë ata që e duan sportin edhe unë vetë jo në cilësinë e ministres po në cilësinë e sportdashëses e kam menduar se çfarë duhet të bëjmë. E kuproj edhe padurimin për t’u rikthyer në normalitet , e kush nuk do të donte në fakt që të kthehej në atë që ishte normaliteti përpara kësaj situate, por duhet të kuptojmë që virusi nuk ka ikur dhe për sa kohë që vaksina nuk është gjetur ende do të duhet të përshtatemi me këtë realitet të ri. Edhe sektori i sportit do të duhet që të përshtatet me këtë normalitet e të mendojë për disa faza të ngadalta për rikthimin, por që për fat të keq në moment të shpejtë nuk kemi ende data.

Vende të ndryshme europiane i kanë shtyre kampionatet, i kanë pezulluar ato. Jemi në bisedime me ekspertët e Komitetit Teknik, të cilët e vlerësojmë se jemi në një fazë apo në një risk të lartë dhe nuk mundet dot që të mendojmë për një rikthim të shpejtë qoftë edhe për stërvitjet e më pas të mendojmë për aktivitetet sportive pa tifozë dhe alternativa të tjera që mund të lindin. Pa dyshim që do të kemi të reja edhe për sportin, duke parë si do evoluojë pandemia.

Ajo çfarë mund të them është që ne bazohemi në një komitet ekspertësh, i cili merr vendimet hap pas hapi sipas fazave që kemi caktuar në strategjinë tonë të rihapjes, ku sigurisht merr pjesë edhe sporti është një component. Nuk mund t’ju them dot sot nëse do të jemi strikt si Franca apo alternativë si Gjermania, por besoj që në 2 javët e ardhshme pasi të vlerësojmë se si do të eci kurba epidemiologjike.

Nuk do të doja të jepja një përgjigje kategorike, por duke qenë se në këtë fazë vlerësohemi që jemi me risk të lartë kjo është një mënyrë për të mbrojtur vetë sportistët. Maji po vjen shpejt dhe duhet që kampionatet t’i shtyjmë për një moment të dytë, por sigurisht që këto vendime do të merren nga ekspertët.

Unë do ta them edhe se për kë bëj tifo. Unë jam tifoze e Tiranës dhe sa për kampionate ndek familjen me Barcelonën“, ka deklaruar Ogerta Manastirliu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.