“Jam përballur me të burgosur”, habit gjyqtari aziatik: 22 lojtarë nuk janë asgjë për mua

Ndoshta mund të duket e çuditshme, por një guardian burgu në Azi ka qenë  edhe arbitër futbolli. Jarnail Singh është një nga gjyqtarët e pakët  të cilët e kanë parë punën e tyrë si një detyrë mjaft të lehtë. Ai e bëri debutimin në vitin 2004 në Premier Ligë dhe e përfundoi karrierën në vitin 2010, ku gjykoi një ndeshje në ligën e dytë në Angli. Kur e pyetën se si ia bënte për të qenë aq i qetë në fushën e gjelbërt, Jarnail u përgjigj në këtë mënyrë:

“Unë kam marrë vendime në burg dhe imagjinojeni që përballë keni të burgosur. Për mua ishte shumë e lehtë për t’u përballur me 22 lojtarë në fushë. Ndonjëherë nuk mjaftojnë fjalët e qeta, në gjykim duhet të jesh i ashpër. Në përgjithësi ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, jam shumë I lumtur për kohën që kam kaluar”- u shpreh Jarnail./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *