“Jam mbrojtës i Milanit, quhem Teo Hernandez. Ju tregoj ëndrrën time”

Teo Hernandez është zyrtarisht një lojtar i Milanit. Anësori i majtë ka firmosur kontratën 5-vjeçare me kuqezinjtë, të cilët paguan 20 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit.

Francezo-spanjolli është prezantuar në këtë mënyrë përpara tifozëve të rinj. Pyetje me dy alternativa për Hernandez, i cili ndihet i lumtur dhe entuziast për nisjen e aventurës së re.

“Jam një mbrojtës i Milanit, quhem Teo Hernandez, Forca Milan”, ishin fjalët e para të thëna nga afrimi i fundit në ekipin e “djallit”.

Filma apo videgames? – Videogames.
Makarona apo pica? – Makarona.
Federer apo Xhordan? – Xhordan.
Deti apo mali? – Mali.
Si e imagjinoni San Siron? – Një ferr të vërtetë.
Majtas apo djathtas? – Majtas.
Muzika e preferuar? – Rregaton.
Ëndrra e Teos? – Të fitoj trofe me Milanin.
Penallti në minutën e 90-të… – E gjuaj unë.
Ku do e bësh foton e parë? – Në San Siro.
E kuqe apo e zezë? – Të dyja, kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *