“Jam i shokuar”, talenti i Çelsit grumbullohet me Anglinë

“Nuk e prisja, mendoja se trajneri po bën shaka. Kur çdo gjë u bë e qartë, u shokova.” Kështu tha talenti i Çelsit, Kallum Hodson-Odoi në fjalën e tij të parë si lojtar i Anglisë. Një dëmtim i Luk Shou bëri që trajneri Sauthegejt të grumbullojë 18-vjeçarin me “Tre Luanët”, një veprim deri diku surprizues.

Vetë Hodoi tha se dita e sotme ka qenë e çmendur, për shkak të gjërave që kanë ndodhur: “Po luajë me U-21 e Çelsit kundër Bristolit, një fushë aspak e mirë dhe shumë kilometra larg. Disa orë më vonë, grumbullohem në kombëtare. Jam shumë i emocionuar, por ende nuk e besoj. Ndoshta këto gjëra ndodhin shpesh në futboll.”

Odoi ka bërë një sezon fantastik deri më tani, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të Çelsit. Trajneri Maurisio Sarri i ka besuar në kompeticionet e Kupës dhe në “Europa League”, madje dhe në disa takime në Premier Ligë, ku Odoi ka shkëlqyer me golat dhe driblimet e tij. Një talent që premton shumë për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *