“Jam i lodhur nga vendi i dytë, Sarri nuk do e nisë mirë”

0

Vitet e fundit Napoli ka qenë kundërshtari më konkurues i Juventusit. Gjithsesi, ka qenë shumë pak për të ndalur “Zonjën e Vjetër” të triumfojë. Lorenzo Insinje mendon se ka ardhur momenti i duhur, që titulli të vijë në Napoli.
Ai shprehet se është i lodhur nga vendi i dytë dhe ky sezon mund të finalizohet nga triumfi në Serie A. Edhe pse në Torino kanë ardhur kampionë të mëdhenj, mesfushori mendon se Sarri do të jetë pika e dobët e Juves. Ai nuk e nisi mirë në Napoli dhe nuk do e bëjë as në “Allianz Stadium”, sipas Insinjes.

“I lodhur nga vendi i dytë? Le të themi kështu. E dimë që kemi një kundërshtar të madh si Juventusi, por mendoj se këtë vit mund të ndryshojnë diçka me trajnerin e ri. Sarri nuk ka pasur një fillim të mirë te ne dhe nuk do e ketë as atje, megjithëse Juventus ka kampionë të mëdhenj”, u shpreh ylli axurr.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.