“Jam frymëzuar dhe stërvitur nga Sachi”/ Sormani thumbon Tiranën: Ne stërvitemi në video-call, ata i pashë sot në stadium

Adolfo Sormani është izoluar së bashku me të tijët në karantinë pas përhapjes së virusit Covid-19 në Shqipëri. Bllokimi i udhëtimeve me shtetet fqinje bëri që trajneri italian të qendronte në vendin tonë duke ndihmuar edhe më tepër në përgatitjen e skuadrës në kushte karatine. Në një intervistë të gjatë për “Tv T” Sormani rrëhen problematikat që Partizani vërtet ka në mungesën e rezultatit. Sipas tij në skuadrër i duhet në sulmues që garanton gol dhe që e gjithë skuadra ta mbështes fazën sulmuese. I frymëzuar dhe i trajnuar nga legjenda Sachi, trajneri italian shpreh edhe levdatat e tij për futbollistët e rinjë që Shqipëria po rrit. Nuk mungojnë as thumbimet ndaj Tiranës në këtë rrëfim të Sormanit.

Stërvitja? “Po stërvitemi sa na lejon ligji. Komunikojmë më video call dhe u kemi lënë lojtarëve stërvitje individuale. Shoh që ka shumë që spo bëjnë të njejtën gjë. Sot pashë lojtarët e Tiranës të stërviteshin pranë stadium. Nuk e di nëse rregulloja është e njejtën për të gjithë këtu në Shqipëri por ky është realiteti.

Kritikat kohët e fundit? Kur humbet një ndeshje si ajo me Tiranën, është e natyrshme pasi kritikat janë evidente pasi je nën vëzhhgim, kjo nuk më habit. Por parë nga një kënvështrim tjetër mund të them se skuadra ka performuar në nivel të mirë  dhe meritonte shumë më tepër nga sa ka marrë. Në aspektin teknik mund të them që problem mbetet faza sulmuese që në këtë moment na ka penalizuar sepse kur nuk krijon volum dhe nuk konkretizon, atëherë bëhet problem. Por nuk është vetëm problem i sulmuesve por i gjithë skuadrës që nuk sulmon e gjitha. Duke mos pasur një lojtar që të garantojë një mesatare të lartë golash, duhet të gjesh alternative. Prandaj duhet të punojë në një tjetër mënyrë.

Projekti i Partizanit?  Besoj pjesa më e rendësishme që do të bëj diferencën është fakti se është e vetmja skuadër në Ballkan që ka një stadium të vetin. Kjo tregon vullnetin dhe dëshirën e presidentit Demi për të arritur cilësisht, e të mendosh që në Seria A ka skuadra që nuk e kanë. Kjo do të ndikojë në mënyrën e organizimit dhe punës duke ndihmuar në rekrutimin e lojtarëve.

Në ç’pikë jemi me kulturën sportive në Shqipëri? Besoj se Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, pasi shoh futbollist të rinj me cilësi të larta. Ajo që vlersojë është se shoh që kanë dëshirë të bëhen lojtar të rendësishëm. Prandaj ekziston mundësia për rritjen e nivelit. Nga ajo që thëm duke e krahasuar me vende të tjera qendron te tendenca për të qenë gossip dhe jo në analizën e fazës tekniko-taktike. Ngjason me kulturën italiane. Në Angli është kënaqësi kur shkon në stadium. Shikon një ndeshje të madhe dhe për mua kjo është e bukura e sportit. Për të qenë korrekt brenda kompeticionit, dhe ajo është themelore.

Babai juaj ish-futbollist, ju ka favorizuar kjo gjë? Im atë ka lindur në Brazil dhe gjithmonë si i till ka synuar gjithmonë spektaklin. Mendosjë se e ardhmja e futbollit është e shënuar nga spektakli dhe këtë e thonë të dhënat. Kampionatet më të ndjekura janë ato spektakolare por diferencën në sport e bëjnë të drejtat televizive, po duke synuar drejt spektaklit.

Trajneri i preferuar? Kam marrë spunto nga shumë trajner që kam luajtur dhe jam trajnuar. Jam stërvitur që kur kam qenë lojtar nga Arigo Sachi. Ish-trajneri i Kombëtares dhe Milan që sipas meje ka shënuar një ndryshim radikal organizimin e punës së trajnerëve, konceptet pastaj mund të ndryshojnë pasi çdokush ka idetë e veta. Por si logjik besoj se ka nisur nga ai”-ka thënë në mbyllje të intervistës Spormani./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *