Jaja Ture ndërron mendje, i rikthehet sërish fushave të blerta

Jaja Ture u rikthye verën e kaluar tek Olimpiakosi, por aventura e dytë me ekipin nga Pireu nuk shkoi mbarë dhe mesfushori nga Bregu i Fildishtë ndërpreu bashkëpunimin me klubin grek në muajin dhjetor.

Me datë 10 maj, Ture bëri publik largimin e tij nga futbolli i luajtur, por oferta e fundit ia ka ndryshuar mendjen dhe ka vendosur të rikthehet.

36-vjeçari ka gjetur marrëveshjen me klubin e ri dhe do të transferohet në Kinë. Jaja Ture është prezantuar gjatë ditës së sotme si përforcimi më i ri i Qingdao Huanghai, klub që garon në divizionin e dytë të futbollit kinez dhe renditet në vendin e parë.

Dëmtimi i spanjollit Zhoan Verdu, ish-futbollistit të Fiorentinës, ka detyruar drejtuesit kinezë t’i dhurojnë një kontratë mesfushorit afrikan. Synimi i madh është kalimi në elitë dhe Qingdao kryeson me 30 pikë, katër më shumë se vendi i dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *