Jahmir Hyka prezantohet si “tërmet”

0

Është zyrtarizuar prej ditësh si futbollist i San Hozesë dhe ka nisur edhe stërvitjen, por prezantimi i Jahmir Hykës si futbollisti më i miri i “Tërmeteve” ka ardhur sot.

Mesfushori i kombëtares sonë është paraqitur para medieve me fanellën e re dhe ka nisur stërvitjen me klubin e tij të ri, që e ka prezantuar me shumë entuziazëm.

Ashtu si Shkëlzen Gashi një vit më parë, edhe Jahmir Hyka shkon te një klub që e mbylli shumë keq sezonin e fundit, por për sezonin e ardhshëm po kryen disa afrime mjaft cilësore në letër dhe Hyka është një prej tyre.

Në një kampionat ku luhet futboll shumë i shpejtë, Hyka mund të përshtatet lehtë, për shkak të karakteristikave të tij, sepse futbolli amerikan në përgjithësi favorizon dukshëm lojën sulmuese dhe Hyka do të ketë plot raste për të treguar sa vlen.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image