Ja si po ndryshon “Selman Stërmasi”

1

Së shpejti kryeqyteti do të ketë në funksionim edhe stadiumin “Selman Stërmasi”. Prej disa javësh vijon puna në këtë impiant, që do të jetë “shtëpia” e skuadrës së Tiranës. Sipas informacionit të dhënë nga ana e zyrës për shtyp e klubit bardheblu, rikonstruksioni i stadiumit po ecën me ritme të shpejta, në mënyrë që “Selman Stërmasi” të jetë gati para fundit të sezonit.

Një dhuratë kjo edhe për tifozët bardheblu, të cilët shumë shpejt do të kenë mundësinë që të shohin ekipin e tyre të zemrës në atë që do të jetë vetëm “shtëpia” e tyre. Tribuna përkarshi, tribuna kryesore, anekset përballë dhe ato qendrore, një sektor për tifozët miq, ambientet e brendshme si dhe të tjera zhvillime surprizë janë pjesë e këtij projekti me një investim të madh që po realizohet vetëm nga klubi i Tiranës. Ka nisur këtë javë puna për shtrimin e nënshtresës që do të lejojë më pas vendosjen e tapetit të gjelbër. Në ambientet e brendshme të stadiumit është mbyllur faza e parë e punimeve. Stadiumi “Selman Stërmasi” do të marre shumë shpejt një pamje të re.

STADIUMI 2 STADIUMI 2 STADIUMI 3 STADIUMI 4

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg