Ja si ndryshon renditja/ Kreun e marrin nga shtëpia, Kukësi për kampion aq sa për të rënë nga kategoria

Sot ka përfunduar edhe java e 8 e Superiores, e cila ka sjellë jo pak ndryshime në pjesën e sipërme të tabelës. Kreu i takon Teutës që udhëheq e vetme pas fitores së djeshme, ndërsa asnjë nga ndjekësit e saj nuk i është bashkangitur në vendin e parë ditën e sotme. Një hap i madh është hedhur nga ekipi i Tiranës që ngjitet në vendin e 2-të me vetëm një pikë më pak nga durrsakët. Në të njëjtën pozitë e gjen veten edhe ekipi tjetër i kryeqytetit, Partizani, që ka marrë një fitore në frymën e fundit në transfertën e Vllaznisë.

Ndërkohë Bylisi humbet kryesimin por jo shkëlqimin e këtij sezoni, teksa vazhdojnë të mos e njohin humbjen për 7 ndeshje radhazi në kampionat, ku momentalisht renditen në vendin e 4-t me 13 pikë të grumbulluara, po aq sa dhe Skënderbeu.  Sa i përket Kukësit, verilindorët ruajnë të njëjtin pozicion në renditje si një javë më parë, por këtë herë me më tepër diferencë pikësh me vendet e para. Kështu Kukësi tashmë e sheh veten 4 pikë larg kreut, po aq sa larg zonës së ftohtë./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *