Ja si mund të luajnë “pancerat” pa Rojsin

0

Mungesa e Marko Rojsit në Evropian padyshim që i prish punë trajnerit Joakim Lëv. Po flasim për një lojtar titullar dhe në një rol kryesor si ai i mesfushorit të majtë, siç ai luan te Dortmundi. Alternativat natyrisht që janë në skuadër, kjo nuk diskutohet për një skuadër si Gjermania. Kështu, Andre Shyrrle, Julian Draksler dhe Lukas Podolski janë lojtarë tipikë të krahut të majtë. Faktikisht, Draksler ka luajtur pothuajse gjithnjë trekuartist te Shalke, por me t’u transferuar te Volfsburgu ai shumicën e kohës është aktivizuar në të majtë. Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që me sistemin 4-3-3 në të majtë të luajë edhe Mesut Ozil, siç ka bërë disa herë tek Arsenali.

4-2-3-1
Nojer
Xhan Boateng Humels Hektor
Khedira Kros
Myler Ozil Shyrrle
Gomez

4-3-3
Nojer
Mustafi Boateng Humels Hektor
Khedira Vaigl Kros
Ozil Myler Shyrrle

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image