Ja sa kushton të luash me shokët në një stadium të Premier!

Tani duhet të bëheni pak të sinqertë, ok?! Çdokush nga ne do të donte të imitonte idhujt. E bën, deri te celulari (sepse sot thuajse të gjithë kanë mundësinë të blejnë një iPhone model i fundit), por do të donte ta bënte edhe në shumë aspekte të tjera.

Duke lënë mënjanë gjërat e luksit dhe përqendruar te katërkëndori i fushës, atë që e ndjekim si tifozë, sa nga ne do të dëshironin që të shënonin nën tribunën e tifozëve më të zjarrtë dhe të dëgjonin zhurmën e topit që prek rrjetën.

Deri përpara pak kohësh më parë, do të ishte e mundur vetëm duke u bërë futbollistë profesionistë. Por, nga disa klube angleze u vendos që t’i jepej mundësia kujtdo që të vraponte në stadiumin e benjaminëve të tij.

Cilat klube? Sa kushton? Të shohim në detaj, nga stadiumet më ekonomike te më të shtrenjtat… Nëse doni kalçeto mes miqsh, fundja, mblidhni paratë dhe shkoni paguani. Do të jeni ju ndeshja e ditës, edhe nëse nuk ka kampionat… Sigurisht, flasim për 2 orë!

Sunderland, Stadium of Light. 1.500 sterline (1.700€)

Newcastle, St. James’ park. 1.500 sterline (1.700€)

Stoke City, Britannia Stadium. 1.750 sterline (2.000€ )

Watford, Vicarage Road. 1.800 sterline (2.050€)

Leicester City, King Power Stadium. 1.950 sterline (2.200€)

Crystal Palace, Selhurst Park. 2.500 sterline (2.850€)

Everton, Goodison Park. 4.000 sterline (4.550€)

Aston Villa, Villa Park. 7.500 sterline (8.550€ circa)

Chelsea, Stamford Bridge, 18.000 sterline (20.550€ circa)

Risultati immagini per emirates stadium

Arsenal, Emirates Stadium 30.000 sterline (34.200€ circa)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *