“Ja sa duhet të paguhen lojtarët në Shqipëri në këto kohë”, Andi Lila: Pa aktorët, nuk zhvillohet teatri

Andi Lila ka bërë një prononcim për “Fan Zone”. Lojtari i Tiranës ka folur për një kontratë kolektive që pret ende firmosjen nga FSHF, ndërsa vetë Lila shprehet se kjo gjë duhet të ishte bërë. Gjithashtu janë thënë është rrogat sesa duhet të paguhen futbollistët shqiptarë si një bazë e domosdoshme në këto kohë, ndërsa jemi të mbërthyer nga pandemia dhe shumë klube në Europë po shkojnë drejt falimentimit.

“Fillimisht dua të them që klubet të mos i thonë lojtarëve që të dalin në stërvitje, sepse rrezikojnë shumë. Ne kemi rënë dakort me FSHF për të firmosur një kontratë kolektive, por nuk e di se përse është vonuar. Futbollistët do të mbrohen edhe nga ana juridike nga Sindikata. Gjithashtu te FSHF do të dërgojmë ankesën tonë dhe që të mos lincensohen ato klube që kanë tre vite pa paguar lojtarët.

Në këto kohë nuk po themi për bonuse apo rroga si më para, por duhet të merret baza. Të gjithë lojtarët e Superiores duhet të marrin 500 mijë lekë të vjetra dhe 300 mijë lekë të vjetra ata të Kategorisë së Parë.

Tani kam folur edhe kreun e Sindikatës së Futbollistëve në Greqi dhe më tha që atje ishte lënë 800 euro pagesa për lojtarët. Duhet të mblidhemi bashkë dhe të ngremë zërin tonë. FSHF është ajo që ka teatrin e madh, ndërsa ne kemi aktorët dhe pa aktorë nuk ka shfaqje. Klubet duhet ta harrojnë që t’i lënë pa paguar futbollistët. Unë jam gati të zbardh në media edhe kontratën e bërë nga ana jonë që u hartua”, është shprehur Lila. /Sport Ekspres/