Ja sa do të mungojë Marko Radas

0

Marko Radas nuk do të jetë në fushë në dy ndeshjet e fundit të sezonit për Skënderbeun, në ato me Partizanin dhe Flamurtarin. Dëmtimi që pësoi të dielën në Durrës, në përballjen ndaj Teutës, ka rezultuar më serioz nga sa parashikohej për kroatin e mbrojtjes kampione, që i ka thënë lamtumirë përpara kohe këtij sezoni. Dje Radas ka udhëtuar nga Durrësi drejt kryeqytetit, teksa në orën 14:00 ka kryer edhe rezonancën për të parë masën e dëmtimit. Përgjigja ka treguar se mbrojtësi ka inflamacion të ligamentit të brendshëm të gjurit të djathtë dhe minimumi duhet të pushojë 4 javë. Një dëmtim vërtet i rëndë për lojtarin, që tashmë duhet të qëndrojë në Shqipëri deri në momentin që të ngrihet trofeu dhe më pas të largohet drejt Kroacisë. Pikërisht në vendin e tij mbrojtësi do të vijojë rikuperimin dhe ndoshta pas një muaji do të fillojë të vrapojë. Fatmirësisht, ky dëmtim serioz vjen në momentet e fundit dhe ka kohë për rikuperim. Radas do të mungojë në ndeshjen e së premtes ndaj Partizanit dhe është një mungesë e rëndësishme, pasi dihen vlerat e këtij lojtari, që cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të Superligës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.