Ja pse duhet VAR: Arbitri i Liverpul-Totenhem jep penallti me hamendje

0

Javën e shkuar në Premier Ligë u luajt një super ndeshje, Liverpul-Totenhem, që u mbyll 2-2.

Gola, përmbysje, lojë fantastike, por edhe shumë polemika.

Dy penallti për Totenhemin në fundin e ndeshjes, të dyja të kundërshtuara ashpër nga Liverpuli, për pozicion jashtë loje dhe faull inekzistent.

Në mediat angleze është bërë çështje ditë një video ku arbitri i ndeshjes Xhon Mos jep penalltinë e parë për Totenhemin, kur Kejn merr një top në zonë dhe ndalet me faull nga portieri Karius. Anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje të Kejnit, arbitri kryesor shkon të konsultohet dhe nis një diskutim nëse Loren e preku topin e pasur të Kejn apo jo. Nësve Lovren e kishte prekur topin, Kejn nuk ishte pozicion jashtë loje.

Problemi? Anësori nuk kishte parë gjë, ndërsa vetë Mos ishte gjithashtu i paqartë, duke i thënë anësorit: “Për të qenë i sinqertë, as unë nuk  e pashë nëse Lovren e preku topin”.

Pastaj fraza me e çuditshme, drejtuar arbitrit të katërt Martin Atkinson: “Martin, pe gjë në televizor? Po e jap penallti”.

E keqja është se në Premier Ligë VAR nuk përdoret ende dhe do të nisë të përdoret sezonin e ardhshëm, ndaj arbitrat nuk lejohen të konsultohen me ekranin. Duke parë pamjet filmike, Lovren ndoshta e preku vërtet topin që shkoi te Kejn, por gjithsesi nuk pati asnjë prekje të qëllimshme, ndryshe nga sa pretendon shoqata e arbitrave në Angli, qr ka justifikuar si të drejtë vendimin e arbitrit Mos. Penalltia nuk duhej dhënë, pasi asnjë lojtar nuk e preku qëllimisht për të larguar topin. Kjo histori tregon qartë se VAR është i nevojshëm, pasi do të fshinte shumë dyshime.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.