Ja mundësitë që Kosova të shkojë në Europian, duhen këto rezultate me Çekinë dhe Anglinë

Kosova është përfaqësuesja më e re në botë, e krijuar në 2012 dhe pranuar nga Uefa në 2016.
Ajo që pritej ishte të kishte fatin e ekipeve si Gjilbrartari, jo vetëm të mundej nga të gjitha ekipet, por edhe me goleadë. Megjithatë kjo nuk ndodhi. Që në ndeshjet e para lojtarët e Kosovës shfaqën potencial, duke treguar performanca shumë të mira. Problemi i vetëm, i ish trajnerit Bunjaku, ishte krijimi i një ekipi solid, që u perfeksionua nga pasardhësi i tij zviceran  Bernard Challandes.

3 vjet pas pranimit nga UEFA për të luajtur në kompeticionet ndërkombëtare Kosova është pranë një momenti historik. Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet 1 pikë larg vendit të dytë Çekisë, në 6 ndeshje të luajtura. Megjithatë rruga pritet të jetë shumë e vështirë, sepse duhet të arrihet fitorja në përballjen direkte me çekët dhe në ndeshjen e fundit të meret të paktën një pikë përballë Anglisë.

A do t’i arrijë Kosova këto rezultate? Me siguri nuk mund ta themi këtë, por lojtarët kanë treguar që çdo ndeshje e shohin si finale dhe japin maksimumin prej vetes.