Ja ku e keni babën! Hoxha reagon kundër Goxhës: Mblidhte topat te “Skënder Halili”, e blen veresie

Jurgen Goxha ka provuar pas fitores së marrë nga Bylisi ndaj Partizanit duke postuar një foto në rrjetet sociale me përshkrimin: “Nëse nuk e keni gjetur babën, ja ku e keni”. Thumbimet janë të qarta për të kuqtë, pasi më parë lojtari në fjalë ka qenë pjesë e Tiranës.

Në lidhje me këtë reagim, fjalën e tij e ka thënë edhe gazetari i njohur në Shqipëri, Artan Hoxha. Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, ku i drejtohet kolegut Selimi shkruan: Jeton Selimi, cili është ky që u paska gjetur babën morë? Se ti e di që unë i shoh këto kategoritë e ulta se ku ma ka zënë syri te Sukthi, Erzeni, Iliria e Fushë Krujës, Shënkolli dhe si kapës topash në Skënder Halili. Kot hyra në tregun e lojtarëve dhe ky ishte i vetmi te Bylisi që e blije veresia, kur edhe Hidi që është 40 vjeç vlen 75 mijë euro. Që u paska dalë edhe “baba” nga Sukthi nuk e dija”, tha Hoxha. /Sport Ekspres/