Ja ç’mund të ndryshojë Guardiola në ndeshjen e kthimit

0

Pep Guardiola mund të marrë parasysh disa detaje për ndeshjen në Mynih ndaj Portos. Nëse ai dëshiron të fitojë, duhet të guxojë me formacionin dhe pozicionimet. Së pari, Holger Badstuber është qendërmbrojtës me shumë vizion në hapje loje dhe i pagabueshëm në pasim. Mbase ai duhet përdorur si mbrojtës i fundit me sistem 3-4-3 ose t’i zërë vendin Dantes me sistem 4-3-3/4-2-3-1. Së dyti, Porto është shumë e fuqishme në krahë në aspektin ofensiv, por do të jetë më e dobët në aspektin defensiv, sepse dy mbrojtësit e krahut, Sandro dhe Danilo, janë të pezulluar për shkak kartonash. Mbase Philipp Lahm në “Allianz Arena” duhet përdorur në krah, sepse do të ndihmojë në dublimin e ofensivës në krahë (me Thomas Müllerin apo Mario Götzen). Së treti, meqë me shumë mundësi, Porto nuk do ta ndryshojë shumë taktikën e lojës, presingun te mbrojtësit dhe mesfushori organizator do ta aplikojnë prapë, kështu që zgjidhja mund të jetë loja me tre qendërmbrojtës. Kjo jo vetëm parandalon kundërsulmet e portugezëve, por shton një mundësi pasimi më shumë në hapjen e lojës, çka sjell tërheqjen e një lojtari tjetër të Portos drejt zonës së Bayernit dhe skuadra bavareze fiton epërsi numerike në mesfushë. (Gjithsesi, mbrojtja me tre mund të dalë edhe blof, nëse Porto vetëm mbrohet.)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.