Ja cilin trofe dëshiron të fitojë Klopp

0

Beteja e radhës për Dortmundin do të jetë ajo me Dinamo Dresdenin në Kupën e Gjermanisë. Sfida luhet sot në orën 20:30. Kjo transfertë do të jetë e vështirë për verdhezinjtë, pasi në Dresden nuk kanë kujtime të mira. “Do të isha i lumtur, nëse pas ndeshjes do të zbavitemi vetëm me futboll”, – tha dje 47-vjeçari, duke iu referuar rrëmujës së shkaktuar nga tifozët vendës në sezonin e kaluar. “Tifozët e Dresdenit e kanë kuptuar mirë, se sjellja e tyre ka dëmtuar skuadrën për të cilën bëjnë tifozllëk. Kështu, do të ishte mirë që tifozët tanë të sigurojnë se askush nuk do të hedhë objekte në fushë”, – shtoi strategu gjerman, i cili në fund garantoi se skuadra e tij nuk ka ndër mend të arrijë vetëm finalen e Berlinit sivjet. “Sivjet ne nuk duam thjesht të shkojmë në Berlin, por kur të jemi atje, të fitojmë trofeun!” – siguroi Klop.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here