Ja 7 finalet e Flamurtarit

0

Përkundër fitores në Laç, në Vlorë nuk e quajnë ende asgjë të përfunduar sa i përket qëndrimit në Superligë. Kalendari në vijim nuk është aspak i lehtë për Flamurtarin, që do të duhet të luajë sërish jashtë, ndryshe nga skuadrat rivale, që do të luajnë përpara publikut të vet. Një kalendar aspak komod, por vlonjatët mbeten me shpresa, sepse në transfertë kanë treguar se dinë të marrin gjithmonë më të mirën. Faza e katërt ndërkohë mund të quhet pozitive për Flamurtarin, që në 3 ndeshje ka marrë 5 pikë, pas 2 barazimeve dhe 1 fitoreje. Një fazë ndryshe nga e treta, ku skuadra shënoi atë rënie të lirë. Në këtë fazë të fundit Flamurtari ka marrë rezultate pozitive në të dyja transfertat e deritanishme, në Laç dhe në Durrës. Vlonjatët shpresojnë të vazhdojnë me këto ritme, pavarësisht se kalendari rezervon përballje mjaft të forta dhe delikate për ta, me skuadra që janë në garë për mbijetesë dhe për Europën. Këtë javë, pas ndeshjes në Kupë me Kukësin, Flamurtari do të udhëtojë drejt Shkodrës, ku do të luajë një sfidë mbijetese dhe që me shumë mundësi do të japë shumë përgjigje për ecurinë e tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image