Izraeli zgjedh trajnerin e ri, gati për Shqipërinë

0

Izraeli ka zgjedhur trajnerin e ri të kombëtares. Kundërshtarët e Shqipërisë në Ligën e Kombeve kanë zgjedhur Marsel Keler, si timonierin e ri të skuadrës.

57-vjeçari zviceran ka drejtuar Austrinë për 6 vite me radhë, ndërsa më parë ka qënë trajner i ekipeve si Bokum, Këln, Gras’shopers.

Një emër që flitej si kandidat për stolin izraelit ishte dhe Roni Levi, izraeliti që drejton Anorthosis. Ekipi i tij u përball me Laçin në Europa League para disa ditësh, me kurbinasit që avancuan më tej duke eliminuar djemtë e Lëvit. Gjithsesi federata izraelite ka vendosur, duke zgjedhur zviceranin Këler.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.