Izraeli përmbys Skocinë dhe i bën presion Shqipërisë

0

Ndeshja me Izraelin e mbajti në krye të stolit të Kombëtares dhe ndeshja me Izraelin, që do të luhet këtë të diel, mund të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit Kristian Panuçi. Një sfidë tejet delikate ajo që do të luhet tashmë në Ligën e Kombeve, ku suksesi 3-0 i kuqezinjve në qershor të 2017-ës, pas të cilës erdhi edhe largimi i Xhani De Biazit, duket një kujtim i largët.

Izraelitët treguan se nuk janë e njëjta skuadër, pasi dominuan dhe fituan sot 2-1 me përmbysje ndaj Skocisë, kundërshtar përballë të cilit kishin humbur gjithmonë në tre përballjet e mëparshme. Një paraqitje mbresëlënëse ajo e vendasve në Haifa, edhe sepse e panë veten në disavantazh pas penalltisë së shndërruar në gol nga Malgru në minutën e 25-të.

Izraelitët u rritën ndjeshëm në pjesën e dytë të lojës, ku rikthyen shumë shpejt barazpeshën me golin e Peretz në të 52-ën. Sutar la Skocinë me dhjetë lojtarë pas një ore lojë dhe Izraeli përfitoi nga superioriteti numerik, duke kaluar në avantazh, falë autogolit të Tirni në minutën e 75-të.

Me këtë fitore, Izraeli ngjitet në vendin e dytë në grupin e Ligës së Kombeve, duke e zbritur Shqipërinë në vendin e fundit. Tre skuadrat kanë nga tre pikë pas dy ndeshjeve, dhe në këtë rast vendos golavarazhi: Skocia renditet e para falë fitores 2-0 me kuqezinjtë, Izraeli në vendin e dytë prej kësaj fitoreje 2-1, ndërsa Shqipëria është e treta (e fundit) me fitoren 1-0 ndaj izraelitëve.

Ndeshja e radhës së kuqezinjve ndaj Izraelit, në Beer Sheva, është finalja e parë për skuadrën e Panuçit. Humbja do të rrezikonte të kompromentonte synimin për të fituar grupin, ndërsa edhe barazimi mund të mos mjaftojë për vendin e parë, në kuadër të sfidës së kthimit me Skocinë, në muajin nëntor në Shkodër, prej humbjes 2-0 në Gllazgou. Gjithsesi, një pikë në Izrael, ndaj rivalit që mahniti sot ndaj Skocisë, do ishte flori.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.