Izrael-Shqipëri, FSHF njofton për biletat

0

Shqipëria luan ndeshjen e radhë në UEFA Nations League të dielën. Kundërshtari është Izraeli dhe kuqezinjtë synojnë të marrin pikë në këtë transfertë. Ndërkohë FSHF ka dalë me një njoftim në lidhje me biletat për këtë ndeshje.

Ato mund të blihen pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, sikurse edhe thuhet në njoftimin e bërë. Biletat kushtojnë 22 dhe 37 euro, në dy sektorë të ndryshëm që janë të përcaktuara për tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në këtë takim.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës të kuqezinjve, Izrael-Shqipëri e vlefshme për UEFA NATIONS LEAGUE, ku bëjmë pjesë në Ligën C, grupi i parë.

Ndeshja e kthimit Izrael-Shqipëri do të zhvillohet me datë 14 tetor ora 20:45 në stadiumin “Turner Stadium” në qytetin Beer Sheva në Izrael. Tifozët e kombëtares sonë do të jenë të vendosur në hyrjen numër 9, që i përket miqve si sektor, ku biletat në këtë sektor kushtojnë 22 euro/copa.

Po ashtu për tifozët e Shqipërisë do të jetë edhe tribuna numër 2, ku biletat kushtojnë 37 euro/copa. Të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë zyrave të FSHF për të blerë bileta, me kartë identiteti ose pasaportë”, shkruhen në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.